Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, gjykata lë në burg përgjegjësin e turnit

Aktualitet

sharreeVdekja e mistershme e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj më 7 gusht të këtij viti, në landfillin e Sharrës vazhdon të hetohet. Së fundmi mësohet se gjykata ka lënë në burg përgjegjësin e turnit në kompaninë që selektonte mbetjet në Sharrë. Dëfrim Hakrama ndodhet në burg bashkë me shoferin e ekskavatorit Edmond Kallari, ndërsa Gjykata e Apelit liroi më 25 gusht Besnik Brahjan, përgjegjësin e punëtorëve të kompanisë. Hakrama apeloi masën e sigurisë duke kërkuar një zbutje të saj por Gjykata e ka hedhur poshtë duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Trupi i 17-vjeçarit që punonte me seleksionimin e plehrave u gjet i copëtuar nga ekskavatori por pavarësisht kësaj, punonjësit e firmës mohuan se ai ishte punonjës në landfill.

ME TE LEXUARAT