Vrau vjehrrën dhe dashnorin, ja kush është durrsakja, pjesë e listës së zezë

policia-durresNë listën e 21 personave shumë të kërkuar në qytetin e Durrësit janë edhe dy femra të shpallura nga policia në kërkim.

Njëra prej tyre të tërheq vëmendjen për monstruozitetin e krimit të kryer, moshën e njomë në të cilën është përfshirë në krim dhe faktin që ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë për rreth 20 vjet.

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për Ornela Shefqet Domi (Shaba), e akuzuar për vrasjen në bashkëpunim të vjehrrës së saj më 30 maj të vitit 1997, shkruan “Durreslajm”.

Sipas shtypit të kohës, por edhe burimeve policore, në kohën e krimit Ornela, për të cilën policia nuk disponon as foto, ishte vetëm 17 vjeç. Ajo sapo ishte martuar dhe jetonte në shtëpinë e burrit të saj bashkë me vjehrrën, Dritën. Bashkëshorti ishte larguar menjëherë pas martesës në Greqi.

Në atë kohë, bashkëshortja e tij adoleshente krijon lidhje intime me kushëririn e parë të burrit, djalin e xhaxhait, Xhurian Shabën. Edhe ky i fundit ishte adoleshent, madje një vit më i vogël sesa gruaja e kushëririt të tij.

Një natë, kur Xhuriani ishte në dhomën bashkëshortore të Ornelës, ata kapen mat nga vjehrra e nuses. E shokuar nga pamja që ka para syve, Drita tenton të largohet nga shtëpia, por qëllohet 5 herë me thikë nga Xhurian Shaba dhe vdes.

Për të mbrojtur të dashurin e saj dhe për të fshehur tradhëtinë bashkëshortore, Ornela sajon grabitjen e banesës nga ana e Xhurianit. Ky i fundit largohet nga shtëpia e xhaxhait me florinjtë, ndërsa Ornela lajmëron policinë.

Në fillim dyshohet se gjithçka ka ndodhur sipas rrëfimit të nuses 17-vjeçare, por vite më vonë Policia e Durrësit rihap çështjen nisur nga këmbëngulja e burrit të Ornelës dhe birit të Dritës, Afrim Shabës.

Që nga ajo kohë Ornela është shpallur e kërkuar nga drejtësia, madje është dënuar me 9 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim, por ende nuk është bërë e mundur që Ornela Shaba, tashmë 36 vjeçe të vuajë dënimin për krimin e kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here