Rrëfimi +18/ E reja nga Prishtina: Ja si me rrahu e tërhoqi zvarrë i dashuri pse …!

dhune-gruajaPërderisa në botën e civilizimit femrat mund të kërcejnë lirshëm nëpër klubet e natës dhe disko të ndryshme, pa ju bërë vonë se çmendojnë të tjerët, duke përjetuar kështu me shpirt këngën dhe kërcimin e duke u zhytur nën ritmin e dancy-t në Kosovë ky fenomen është pak më ndryshe.

A. Kajtazi 21 vjeçare nga Prishtina ka rrëfyer për “ Bota sot” se si ishte rrahur nga i dashuri i saj, derisa ajo ishte duke vallëzuar me të dashurin e saj dhe shoqërinë e tij në njërën nga diskot e kryeqytetit. Dukë folur për lidhjen me të dashurin e saj, ajo ka treguar se si erdhi deri tek rrahja nga duart e tij, duar këto të cilat e kishin përqafuar atë çdo takim dhe po ato të cilat ajo i kishte puthur për vite me radhë.

“ Që 3 vite isha në lidhje me të dashurin tim 24 vjeçar nga Prishtina, dhe prej që jam me të jemi ndarë 7 herë me radhë. T’ju them të drejtën çdo herë që jemi ndarë ka qenë pikërisht xhelozia e tij, ajo e cila ka zbehur lidhjen tonë, thotë vajza nga Prishtina duke shtuar se këtë herë ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj.

Tek sa fillon të tregojë epilogun e asaj nate të tmerrshme se si kishte ardhur deri tek rrahja, ajo betohet se këtë herë ka vendosur që të mos pajtohet me të më kurrë.

“ Atë natë derisa po bëhesha gati për të dal me të, dhe me shoqërinë e tij, e ndjeja se diçka e keqe do të më ndodhte, pasi të njëjtën ndjenjë të ndarjes e kisha përjetuar edhe më parë me të.

Nëna dhe motra ime e martuar e cila kishte ardhur atë natë për vizitë tek ne, para se të dilja nga shtëpia më thanë se po dukesha shumë bukur dhe se po shkëlqeja. Dhe ashtu doli në të vërtetë, sepse të njëjtin kompliment e morra sapo u takova edhe miqtë e të dashurit tim të cilët po ashtu kishin dal me të dashurat e tyre.

Atë natë ishte e premte dhe dihet se këtu tek ne në Prishtinë çdo e premte është nata më e preferuara nga të rinjtë, e sidomos për atë të cilët e dëshirojnë këngë, dansing dhe ritmin, thotë 21 vjecarja nga Prishtina.

Ajo tregon se që në fillim të takimit me të dashurin, atij i kishte ikur gjaku nga fytyra. Sapo më pa, më priti me të njëjtat fjalë të cilat tashmë janë bërë refren i njohur për veshët e mi.

“ A kështu me këtë veshje do të shkosh në disko a ? “ ma priti sapo pa minifundin tim dhe këmbët që ata natë me vetë dëshirë i kisha zbuluar. ‘ “Po ja kështu dua të shkojë” ia ktheva unë me nervozizëm, pasi e dija se këto fjali po mi thoshte vetëm pse unë dukesha bukur, dhe tanimë po xhelozonte edhe në mënyrën e stilit tim.

Filloi si zakonisht me lajkat e tij, duke më thënë se paske dal t’i gjuash meshkujt, ti provokosh të tjerët a?! , por unë zgjodha heshtjen, pasi nuk doja që atë natë ta shndërronim në polemikë e britma.

U futëm brenda në disko dhe aty si për dreq të gjithë miqtë e tij, po më ngulnin sytë vetëm mua. I dashuri im filloi të ‘nxihej’ dhe të dridhej nga xhelozia , siç bën shpesh herë sa herë që takojmë miqtë e tij, por unë doja që të shpërqendrohesha pasi nuk dëshiroja të merresha më me të. U nisa drejt banjës vetëm sa për ti ikur asaj skenë monotone, dhe posa pashë fytyrën time në pasqyrë i thashë vetes: kjo është e premtja jote, dhe mos lejo që ta prish askush assesi’.

Tashmë pashë se miqtë tanë kishin marrë pijet alkoolike dhe kishin filluar të kërcenin të gjithë së bashku duke krijuar një rreth shumë të këndshëm. Nuk desha që të hyj në mes dhe të bëja skena në mes tyre, por shoku i tij më i afërt, më tërhoqi për dore duke ma lejuar një hapësirë të madhe që unë të futesha në mes.

Fillova të kërceja sipas ritmit dhe këngës ashtu siç dija unë, dhe papritmas pashë se të gjithë po më shikonin mua. Në fillim këtë veprim e morra si diçka shumë pozitive dhe fillova të ndihesha edhe më e madhe në shpirt se sa isha, por në fund fare kuptova se i dashuri im, tani kishte humbur kontrollin. Më tha që të shkonim në shtëpi, sepse nuk po ndihej mirë dhe e dija se këtë po e bënte vetëm sa për t’u hakmarrë mua, dhe ende pa dal nga disko, filloi të më bërtiste se gjoja kisha kërcyer në mënyrë provokative sa për të zgjuar vëmendjen.

Unë s’doja ti kundërvihesha meqë të gjithë që po dilnin nga disko, dhe thuajse të gjithë kishin hedhur vështrimin nga ne. Por ai filloi të ndizet edhe më shumë, duke treguar ‘burrërinë” e tij me grushte e shkelma.

Duke më ngrehur zvarrë për flokësh në korridor pa pikë mëshire, më nxori jashtë. Në ato çaste lutesha në vete, vetëm që të mos më shihte ndokush i afërt i familjes, apo edhe ndonjë fqinj i imi të cilët frekuentojnë këtë disko. Por ai nuk e la me aq, pasi jashtë filloi edhe të më grushtonte në kokë dhe në fytyrë , duke më quajtur ‘lavire’, vetëm e vetëm pse kisha kërcyer.

Meqë gjaku më rridhte nga goja dhe hunda tanimë nuk kisha fuqi as të flisja dhe t’ju them të drejtën e vetmja sekuencë që më kujtohet në ato momente të hidhura, ishte shalli im i bardhë që tani ishte bërë i kuq si gjaku. Pastaj dëgjova disa zëra meshkuj dhe disa grushte . Isha e mjegulluar në kokë pasi i dashuri im ‘vrasës’ më kishte grushtuar aq shumë saqë kisha humbur mendjen. Krejt vonë mësova se një grup meshkujsh të rinj, derisa po bëheshin gati për të hyrë në disko kishin parë në qoshk të murit, të dashurin tim tek më grushtonte dhe gjakun që më kishte kapluar fytyrën. Ata kishin rrahur për vdekje të dashurin tim, pa e ditur se për çfarë po bëhej fjalë , dhe pa e ditur se kush ishte ai. Njëri nga ta më tha se ishte i gatshëm edhe ta vriste, pasi siç tha edhe vetë ‘ trimëria nuk tregohet me femra’.

T’ju them të drejtën ata djem nuk i kisha parë kurrë në jetën time, por duke parë skenën më thanë që ishin mllefosur me ligësinë e të dashurit tim që po e tregonte pranë një femre.

Edhe sot e mallkoj atë natë, mallkoj veten, kërcimin dhe diskon. Nuk dua të dëgjojë më asnjëherë për këngën dhe kërcimet pasi i dashuri im, këtë dëshirë ma nxori më gjak nga hunda dhe goja, thotë 21 vjeçarja nga Prishtina tek rrëfen për historinë e hidhur që i kishte ndodhur 3 javë më parë. Ajo thotë se që nga ajo natë, këtë tregim të dhimbshëm e ka kuptuar e gjithë shoqëria e saj, e gjithë familja, prandaj dhe thotë se ka shkëputur çdo kontakt me të dashurin e saj.

“Shumë herë ia kam falur gabimet e bëra, për hire të dashurisë, por dhimbjen që ma shkaktoi natën e së premtes nuk do t’ia harrojë kurrë. Tani nuk dëshirojë të di më asgjë rreth tij, dhe nuk dua as ta shoh më kurrë. Madje kam grisur të gjitha kujtimet që i kishim ruajtur së bashku, për 3 vite me radhë. Nuk mundem ti imagjinojë më duart e tij mbi supet e mia, e as përqafimet e ngrohta që i kishim dikur, pasi me po të njëjtat duar, ai grushtoi mbi kokën time, mbi dashurinë time , që e kisha stolisur me vite, shprehet 21 vjeçarja nga Prishtina.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...