U përdhunua nga durrsaku që njohu në Fb, mjekët zbulojnë të vërtetën

Policia ne vendin ku ndodhi ngjarja ne Durres

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e raportuar prej Policisë ku zyrtarisht u mësua se një i ri, banues në Durrës është arrestuar sot pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.

Sipas njoftimit të policisë, i riu ka kërcënuar një vajzë një vit më të vogël se vetja me vrasje dhe ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë me të në një hotel në qytetin bregdetar.

Denoncimin e ka bërë vetë e reja një ditë pas ngjarjes në Komisariatin e Policisë.

Por “Panorama” ka mësuar se ekspertët e kanë vërtetuar që është kryer marrëdhënie, por nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e vajzës.

Si u njoh çifti? Dy të rinjtë, mëson “Panorama”, ishin njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook. 25-vjeçari është i divorcuar, ndërsa vajza studente në Durres nga Bulqiza.

Më datë 18 Tetor, ata kishin lënë takim dhe pasi kishin konsumuar alkool, të dy kanë shkuar në hotel.

Vajza ka deklaruar në polici se “nuk kam dashur’, ndërsa po sipas saj, në dëshminë e dhënë në polici, djali e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhune duke e kërcënuar se do e vriste.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Sulejman Gjoka 25 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.
NGJARJA

Më datë 19.10.2016, ora 23:40, ka bërë kallzim shtetësia M.Xh. 24 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi i arrestuari, më datë 18.10.2016, ora 02:00, e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”parashikuar në nenin 102 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...