Mjekët i thanë se nuk do ecë kurrë, por ... ndodh mrekullia me vogëlushen!

Soft
Mjekët i thanë se nuk do ecë kurrë, por ... ndodh mrekullia

Një vajzë 9-vjeçare, së cilës mjekët i thanë që nuk mund të ecte kurrë, ka hedhur hapat e saj të parë pasi këmba e saj ishte prerë.

Tilly Sawford, nga Nottingham iu dha vetëm 5 për qind shans për të jetuar pas rënies në banjën me ujë të nxehtë kur ishte fëmijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo pësoi 86 për qind djegie dhe prindërit e saj thanë se ajo kishte qenë 5 herë afër vdekjes teksa trajtohej në një kujdes intensiv për 6 muaj.

Ajo kishte bërë më shumë se 500 operacione dhe mjekët i kishin thënë se nuk mund të ecte më kurrë me këmbët e saj.

Më herët gjatë këtij viti doktorët ia kishin prerë këmbën e saj të djathtë, duke e zëvendësuar me një protezë.

Dy javë më parë vajza arriti të ecë vetë pas atij incidenti të tmerrshëm .

“Unë kam qenë pak e mërzitur në fillim kur mjekët na thanë se ajo nuk mund të ecte përsëri me këmbën e saj, por ky ishte realiteti dhe ne u përballëm me të,” tha nëna e saj.

Më pas tha ajo mjekët shpjeguan se opsioni tjetër ishte proteza, dhe Tillyt i është dashur kohë për t’u mësuar.

“Ishte një moment i mahnitshëm kur ajo nisi të ecte vetë dhe shpresojmë se ky është fillimi i gjërave të mira që do të vijnë më pas.  Ajo është një vajzë shumë e vendosur dhe ne jemi krenar për arritjet e saj,” shtoi ajo.

https://youtu.be/cTZ_xdQzY-0

ME TE LEXUARAT