Detaje të reja/ I riu përdhunon studenten nga Bulqiza në takimin e parë

policia-durresPolicia e Durrësit bën me dije se një i ri është arrestuar pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë.
Denoncimi është bërë nga vajza një ditë pas ngjarjes, e cila është shprehur se “nuk ka dashur”, ndërkohë djali e ka detyruar me dhunë.
Në pranga ka rënë 25-vjecari Sulejman Gjoka, banues në Durrës transmeton LajmiFundit.al.
Të rinjtë janë njohur përmes rrjetit social “Facebook”, dhe më 18 tetor ata kanë lënë takim në Durrës, pasi kanë konsumuar alkol ata kanë shkuar në një hotel.
Vajza është studente në Durrës nga Bulqiza, ndërsa djali mësohet se është i divorcuar.
Sipas burimeve bëhet me dije se pas ekspertizës së bërë, dy të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale, por nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e vajzës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.10.2016, ora 23:40, ka bërë kallzim shtetësia M.Xh. 24 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi i arrestuari, më datë 18.10.2016, ora 02:00, e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”parashikuar në nenin 102 të Kodit Penal.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet çifti i hajdutëve në kryeqytet, ja lista e vjedhjeve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për disa ...