Turqia kërkesë Tiranës: Hetoni investimet e Gylen në Shqipëri

bushati-turqiMinistri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka takuar në Ankara homologun e tij, Mevlut Cavusoglu. Në kryeqytetin turk, është nënshkruar një marrëveshje strategjike partneriteti mes të dyja vendeve. Në këtë marrëveshje, thuhet edhe se qeveria e Tiranës me atë të Ankarasë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët.
Shteti turk është zotuar për të rritur investimet në Shqipëri, në fusha të ndryshme, si turizmi, energjia, mbrojtja, siguria etj. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm turk i ka bërë me dije Bushatit se Turqia është duke ndjekur me vëmendje, aktivitetin terrorist, siç i konsideron shteti turk, investimet e Gylenit në Shqipëri, shkruan TCH.

Bushati ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Turqinë, si dy vende mike dhe aleate, por në përputhje me praktikat më të mira, si dhe duke respektuar procedurat e Shqipërisë. Kreu i diplomacisë shqiptare është pritur edhe nga ana e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë orëve të mbrëmjes. Ditmir Bushati u takua më herët edhe me kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim dhe me kryetarin e Asamblesë së Turqisë Ismail Kahraman. Ai ka zhvilluar gjithashtu homazhe në memorialin e Mustafa Qemal Ataturkut.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...