Turistja tenton të mbytet në detin e Durrësit, kalimtarët i shpëtojnë jetën!

Kliko per me shume info

1470785813policia-natenNjë 52-vjeçare, shtetase çeke ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në bregdetin e Durrësit, por ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes në kohë të personave që e kanë pikasur.

Ngjarjaka ndodhur rreth orës 21:00 të së premtes, kur disa kalimtarë kanë konstatuar në det duke u mbytur shtetasen çeke H.D., 52 vjeçe, rezidente në Tiranë.

Kliko per me shume info

Kalimtarët menjëherë kanë ndërhyre, duke e nxjerrë atë nga uji. Ajo është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, 52-vjeçarja vuan nga probleme mendore, ndërsa në breg të detit ku u shënua ngjarja, është gjetur edhe një sasi medikamenti Diapezon.

Materialet e këtij rasti u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here