Humb jetën turisti francez, u aksidentua në Qafën e Llogarasë

rruga_llogaraHumb jeten turisti francez i asidentuar te shtunen ne Llogara. Lajmi eshte bere me dije nga policia e cila ka thene se rreth orës 13:45, 9 turistë francezë në zbritje të malit “Maja e qorres” në drejtim të Llogarasë, njoftojnë se njëri prej tyre është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup.

sipas policise, menjëhere në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë në ndihmë të dëmtuarit, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur “Maja e Qorres”.

“Në ndihmë të dëmtuarit erdhi edhe një Helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili për shkak të terrenit të vëshirë dhe mjergullës së dendur nuk u bë e mundur ulja e tij. Gjatë kësaj kohe, pas përpjekjeve të shumta për ti ardhur në ndihmë, turisti nuk mundi të jetojë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e kokës”, beri me dije policia.

Sipas burimeve, Policia ka identifikuar trupin e pajetë me inicialet A.T., 67 vjeç, banues në Francë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave, theksohet ne deklarate.

Artikulli i meparshem, aksidenti i tursitit

Aksidentohet rëndë një turist francez pasditen e sotme në Qafën e Llogarasë, dhe si pasojë është plagosur rëndë. Sipas burimeve, dyshohet se turisti është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, teksa po ngjitej në Qafën e Qores. Shtetasi francez është gjetur pa ndjenja, pasi dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Orikumit dhe Delta Forcë. Menjëherë është kërkuar një helikopter, i cili ka bërë të mundur transportin e turistit francez drejt spitalit të Vlorës. Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e plota sesi ka ndodhur ngjarja.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hakmerret gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun ...