Zbulohet tuneli, rrugë kalimi nën tokë për 500 metra, gjeden 2 ton kokainë

tuneli2016Prokurorët në Meksikë thonë se kanë zbuluar një tunel të pajisur me ventilim dhe me ndriçim që kalonte nga qyteti Tijuana drejt Shteteve të Bashkuara.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk tha nëse tuneli i gjatë prej mbi 500 metrash ka arritur deri në tokën e SHBA-së.

Tuneli ka shina për të shtyrë vagonët, me drogë. Është i gjerë rreth 2 metra dhe afro 3 metra i lartë dhe ishte i ndërtuar 7 metra nën tokë.

Prokurorët kanë gjetur 2 tonë marijuanë të paketuar në shtëpinë ku fillonte tuneli që ndodhej në pjesën e Meksikës.

Policia Federale, tha se ka zbuluar edhe afro 2 kilogramë të metamfetaminës të fshehur në një rrotë të djathit në një objekt për shpërndarjen e paketave në Mexico City.

Policia federale tha se gjatë një inspektimi me rreze X të djathit ka zbuluar paketën e fshehur.

Në një tjetër kërkim, policia federale në shtetin Jalisco, përdori qentë nuhatës për të zbuluar mbi 15 kilogramë heroinë të fshehur në një tjetër paketë, në një shërbim të shpërndarjes së shpejtë

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...