Kërcënimi i Trump trondit SHBA-në, rrezikojnë zgjedhjet

hillari-trumpMbëmjen e djeshme në Las Vegas u mbajt debati i fundit mes dy kandidatëve për President të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton dhe Donald Trump. Mes toneve të ashpra dhe ofendimeve ata kanë ndarë pikëpamjet e tyre për çështjet si emigracioni, ekonomia, politika e jashtme si dhe aborti.

Sipas sondazhit që zhvilloi rrjetit CNN, fituese e këtij debati ka dal Clinton me një diferencë prej 13 pikësh ndaj konkurrentit tjetër.

Deklarata e Trump lidhur me rezultatin e zgjedhjeve ka bërë xhiron e botës.

“Do t’ju them kur të vijë koha. Do ju mbaj në suspancë”, i është përgjigjur Trump gazetares së Fox News, e cila e pyeti nëse ai do ta pranojë Clinton si Presidente nëse ai do të humbasë.

Donald Trump ka ngritur pretendime se zgjedhjet po manipulohen nga gazetarët që mbështesin Hillary-n dhe se ka probleme në listat e zgjedhësve, pasi kanë fituar të drejtën e votës miliona njerëz që nuk duhet të votonin.

Në fund të debatit mungoi gjesti simbolik i shtrëngimit të duarve nga dy kandidatët.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 8 Nëntor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...