Donald Trump i habit të gjithë: Hillari Clinton të bëjë testin e drogës

donald-trumpKandidati republikan për president, Donald Trump e ka sfiduar rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton që t’i nënshtrohet testit të drogës, duke prenteduar se ajo “ishte e entuziazmuar” gjatë debatit të fundit televiziv.

Trump gjithashtu ka akuzuar mediat se janë “të korruptuar” dhe se po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, duke raportuar në favor të Clintonit në pretendimet e saj për sjellje të pahijshme seksuale.

Kliko per me shume info

“Në fillim të debatit të fundit, ajo ishte shumë e entuziazmuar në fillim”, tha gjatë një tubimi elekoral në Portsmouth, Trump.

“Mendoj se ne duhet të kryejmë test të drogës para debatit. Pse nuk e bëjmë një gjë të tillë?”, pyeti Trump. Kandidati republikan për president, gjithashtu ka pretenduar se mediat “elite botërore” po punojë kundër tij.

Komentet e tij vijnë një javë pas publikimit të një incizimi ku Trump mburret se pasi është i famshëm, ai mund tëputhë dhe prek gratë pa pëlqimin e tyre.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here