Vjen në Tiranë trofeu i Ligës së Kampionëve

trofeu-milaniTrofeu i Ligës së Kampionëve, fituar nga Milani në vitin 2007 ka mbërritur në Shqipëri.
“Kupa me veshë të mëdhenj” u prezantua paraditen e sotme pranë sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet gjatë një organizimi ku u shpërndanë kartat e anëtarësimit të “Milan Club Albania”, dhe “Cuore Rossonero” për sezonin e ri.

Dhjetëra mbështetës të klubit kuqezi patën mundësi ta preknin e të bënin foto me kupën origjinale, një ndër shtatë të tillat që Milani mban në vitrinën e vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here