Tritol lokalit në Tiranë, i bëhet presion pronarit

lokaliiPronarit të një lokali në Tiranë i është bërë presion me lëndë plasëse. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Shijaku” në lokalin “My House”. Policia ka gjetur para lokalit një shishe plastike me fitil në të. Ekspertët xhenier të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse.

“Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar Amonit si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjstësi 10 cm”, njoftoi policia.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Bar kafe “My House”, është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim gjykate.

Por ky lokal më parë ka qenë në pronësi të shtetasit K. C. Ky i fundit i kishte marrë borxh 300.000 euro shtetasit M.D me kushtin që nëse nuk do ti jepte borxhin, peng ishte lokali. Kësisoj prona është bërë e shtetasit M. D. Ky dyshohet të jetë edhe shkaku i konflikteve të vazhdueshme mes tyre thotë policia e Tiranës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...