“Trepça është aset dhe pronë e Kosovës, nuk negociohet me askënd”

1
Kliko per me shume info

trepcaPrishtina, Beogradi dhe Brukseli, në raundin e fundit kanë analizuar bashkë të arriturat në dialog dhe ndonëse është identifikuar përparim i arritur, megjithatë pala e Prishtinës ka nënvizuar se si periudha e fundit e dialogut po shquhet me tensione.

Këtë e ka ngritur shefja e delegacionit Kosovar Edita Tahiri, e cila ka identitifkuar bllokimin e marrëveshjes për telekom si dhe arrestimin e Nehat Thaçit si dy elemente kryesore në acarim të klimës në dialog. Andaj edhe ministrja Tahiri, siç e ka nënvizuar në komunikatën e lëshuar për shtyp, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të vazhdojë angazhimet për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, si dhe lirimin e Thaçit.

Delegacioni i Beogradit ka tentuar të ngritë çështjen e Trepçës, çështje kjo e cila u realizua nga delegacioni Kosovar. Ministrja Tahiri, siç thuhet, në takim ka nënvizuar se Trepça është aset dhe pronë e Kosovës dhe si e tillë nuk bisedohet me askënd. Delegacioni i Prishtinës, siç thuhet në komunikatë ka precizuar se nuk do bisedohet në dialog për asnjërën temë që trajtohet ekskluzivisht si çështje e brendshme e Kosovës.

Marko Gjuriq, nga ana tjetër u ka deklaruar gazetarëve se Beogradi do të vazhdojë të dialogoi, por nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që t’i mirret prona. Në këtë kuadër, ai ka thënë se Beogradi nuk do të qëndrojë duarkryq. Gjuriq, ka pranuar se në dritë të detyrimeve që të zbatohen marrëveshjet që sipas tij, janë në kundërshtim me interesat e popullit serb po humbë përkrahja për vazhdim të dialogut./rtk

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here