Treni del nga binarët në afërsi të New Yorkut, dhjetëra të plagosur

Bota

treni-nyNjë tren pasagjerësh ka dalë nga binarët në afërsi të New York-ut, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur, thonë zyrtarët amerikanë, shkruan BBC.

Lëndimet e marra nuk thuhen të jenë kërcënuese për jetën. Treni mbante rreth 600 pasagjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportet thonë se ai goditi një tren pune rreth 32 km në lindje të njësisë bashkiake Manhatan të New York-ut.

“Fatmirësisht, raportet e hershme tregojnë se dëmtimet janë minimale”, tha guvernatori i New York, Andrew Cuomo transmeton Klan Kosova.

Linja hekurudhore – një nga më të ngarkuarat në zonën e New York – u mbyll pas rrëzimit. Muajin e kaluar, një grua u vra dhe 108 të tjerë u plagosën pasi një tren i udhëtarëve u përplas në një stacion hekurudhor në New Jersey.

ME TE LEXUARAT