Tragjedia në familjen shqiptare, të afërmit dhurojnë organet e 13-vjeçarit

13 vjecari“Thamë po sepse në këtë mënyrë do të mund të shpëtojnë fëmijë të tjerë, e bëmë sepse ishte gjëja e drejtë për t’u bërë”, janë këto fjalët e Arian Allës, xhaxhai i Dejvis, 13 – vjeçarit që ndërroi jetë në spital të hënën në mbrëmje, pas aksidentit fatal të ndodhur të dielën në Padova, ku humbi jetën edhe nëna e tij Blerina.

Sipas mediave italiane, familja Alla ka vendosur e gjitha sëbashku që të japë aprovimin për të dhuruar organet e 13 – vjeçarit, pasi ky i fundit nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra dhe pësoi vdekje cerebrale. Familja vendosi që të dhurojë të gjithë organet jetësore të të voglit.

Kliko per me shume info

“Menduam për fëmijët e tjerë dhe personat që ishin kishin nevojë që falë Dejvis do të mund të jetojnë”, shpjegon xhaxhai Arian, ndërsa në krah të tij qëndron Hyseni, babai i të voglit Dejvis dhei dy fëmijëve të tjerë të moshës 2 dhe 16 – vjeç. Ky i fundit u operua mëngjesin e së martës dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.

Tashmë familja Alla do të përcjellë për në banesën e fundit nënën dhe djalin e vogël, në dy ceremoni, një në Itali ku jetojnë dhe një në Shqipëri.

blerina

Mbrëmjen e së dielës, 37 – vjeçarja Blerina Alla, e cila udhëtonte bashkë me tre fëmijët e saj, humbi kontrollin e mjetit si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe terrrenit të vëshirë duke u përplasur me një tjetër mjet. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes, në sy të tre të vegjëlve të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.