Tragjedi në Kaliforni, 13 të vdekur dhe 31 të plagosur

17
Kliko per me shume info

UntitledNjë tragjedi regjistrohet në Kaliforni. Bëhet fjalë për një aksident automobilistik ku një autobuz dhe një kamion u përplasën dhe si pasojë i mori jetën 13 personave dhe mbetën të plagosur 31 të tjerë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Palm Springs, Kaliforni rreth orës05:00 (12:00 GMT). Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i California Highëay Patrolm Jim Abele në konferencë për shtyp. “Rreth 31 pasagjerë janë transportuar në tri spitale të ndryshme lokale si pasojë e aksidentit, që ndodhi rreth orës pranë qytetit jugor të Kalifornisë’’- deklaroi ai. Mësohet po ashtu se shoferi i autobuzit ka vdekur. Sipas Abele autobusi u përplas në pjesën e pasme të kamionit me forcë të madhe, ndërsa i vdekur raportohet të ketë mbetur edhe shoferi i autobusit. Personeli i shpëtimit ka hasur vështirësi në nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi, që ishte dëmtuar në një masë të madhe. Autobusi i përket një kompanie të Los Anxhelesit që ofron udhëtime në kazinotë në jug të Kalifornisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here