Trafiku i tmerrshëm në Tiranë, reagon Rozana Radi: Kam frikë të dal nga shtëpia!

Showbiz

rozana-radiiPunimet në qendër të Tiranës dhe bllokimi i një pjese të mirë të rrugëve kanë sjellë trafik të rënduar cdo ditë në kryeqytet.

Qytetarët kanë filluar të ankohen pasi nuk arrijnë të shkojnë në orar në punë teksa bllokohen në trafik për minuta të tëra. I tillë ka qenë edhe reagimi i këngëtares së njohur, Rozana Radit.

Rozana shkruan se ka frikë të dalë nga shtëpia pasi bllokohet në trafik në qendër. Këngëtarja shton se Tiranës i duhen rrugë e parkingje dhe jo pedonale, transmeton LajmiFundit.al.

"Tirana ime ne kaos total. Kam frike te dal nga shtepia sepse bllokohem ne qender. Nuk ja dal dot te shkoj ne orar ne pune sepse punen e kam shume larg dhe biciklete nuk kam. Ne te vertete un mund te mos di ti jap fare bicikletes. Tiranes i duhen rruge, i duhen parkingje nen tokesore nuk i duhen pedonale. Te detyrojne te blesh biciklete! Dhe per ata qe se dine te detyrojne ta mesosh. Po nenat e reja qe jane ne mardhenje pune cfare duhet te bejne ne mengjes nga kaosi i madh i trafikut? Te marin femijen e mitur te hipin ne biciklete dhe ta dergojne ne cerdhe e kopeshte? Absurditete Shqiptare"- shkruan Rozana./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT