Dënohet narkotrafikanti shqiptar në Britani

Kliko per me shume info

shqiptari-angliNjë trafikant shqiptar droge që ishte pjesë e një bande e cila shpërndante drogë në rajonin Veri – Lindor të Britanisë është dënuar nga autoritetet atje.

Në 2013 – ën, një grup i organizuar kriminal që shpërndante drogë në rajon u shkatërrua nga policia. Por njëri prej tyre, pikërisht 35 – vjeçari Astrit Malo ia doli që të arratisej në kohë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kliko per me shume info

Dy vite më vonë, në 2015 – ën, ai ndërroi mendje dhe u rikthyer sërish. Këtë herë policia ishte aty duke e pritur për ta arrestuar.

Gjykata e Newcastle dha dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për rolin e tij në këtë grup kriminal. Hetuesit thanë se Malo ishte korrier i drogës dhe parave. Sipas tyre, ai kishte një rol thelbësor në këtë bandë kriminale në shpërndarjen e drogës nëpër Veri – Lindje.

Malo mësohet se u deklarua jo fajtor, por u shpall i tillë këtë javë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here