Ja pse trafikantët përdorin logon “LV” te kokaina

Aktualitet

lui-vitonPolicia greke kapu një çift shqiptarësh në Portin e Patrës në Athinë me 29 kg kokainë, e cila vinte nga Holanda. Pakot me pluhurin e bardhë mbanin logon e një firme të njohur franceze të modës.lv-2Ky është një trik që baronët kolumbianë të drogës e përdorin për të treguar cilësinë e lartë të kokainës që trafikohet për njerëz shumë të pasur.

Oficerët greke po hetonin prej kohësh lidhet e disa shtetasve grekë dhe shqiptarë që kanë lidhje me kokainën që vjen direkt nga Kolumbia përmes rrethit të trafikantëve shqiptarë në Holandë, ku prej andej shpërndahet në Evropë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

lv-600x445

Kokaina u gjet e fshehur në një kamion dhe në pranga përfunduan dy pronarët e tij si dhe çifti shqiptar që jeton në Korinth.

Nga hetimet doli se trafikantët kishin direkt akses në “sallonet” e Athinës ku lëvizin makina luksoze.

koka2

Kokaina e një cilësisë së lartë ishte future në një valixhe brenda kamionit që mbërriti në port, kurse çifti i shqiptarëve po priste që të merrte “ngarkesën”.

Në apartamentin e tyre, policia zbuloi një laborator për paketimin dhe përzierjen e kokainës.

ME TE LEXUARAT