Çelësi "misterioz" iu zbulon sekretin, kapen dy trafikantët shqiptarë në Itali

Aktualitet

trafikantetPolicia financiare e Comos në Itali ka finalizuar një operacion anti-drogë duke sekuestruar 215 kilogramë antetaminë pluhur, 1 kg marijuanë, 500 gramë kokainë dhe 225 kg lëndë për përzierje droge.

Gjatë kontrolleve në këtë operacion janë gjetur edhe 5.250 euro. Një shtetas shqiptar me inicialet Z.E është vënë në pranga, raportojnë mediat italiane. Ai ka edhe një bashkëpunëtor tjetër shqiptar me inizialet Z.A të cilët akuzohen për trafik droge. Ata janë arrestuar në 4 tetor të këtij viti me dyshimin e shpërndarjes së drogës në lokale nate në Itali, por nga kontrolli në banesën e shqiptartit Z.E policia gjeti lëndën narkotike dhe paratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit efektivët gjetën një çelës garazhi, i cili i shtoi dyshimin policisë se droga e gjetur në banesë ishte vetëm nje pjesë e sasisë që shqiptarët mund të kishin në gjendje. Duke pyetur banorët e zonës, policia mundi të gjejë garazhin që hapte ky celës duke zbuluar në 13 tetor, kutinë ku Z.E kishte fshehur 215 kg pluhur, i cili nga analizat rezultoi me prani të “Met500”, metandfetamina pluhur, një nga drogat më të përdorura në diskoteka, 225 kg paracetamol për përzierjen si të kokainës ashtu edhe të heroinës.

ME TE LEXUARAT