Toyota do të tërheqë nga tregu 5.8 milionë vetura në Europë, Japoni e Kinë

toyotaaaToyota ka thënë se do të tërheqë rreth 5.8 milionë vetura për shkak të problemeve me airbag të prodhuar nga kompania Takata, transmeton koha..
Prodhuesit nga e gjithë bota janë duke tërhequr vetura për shkak të problemit të airbag të prodhuar nga Takata.

Jastakët e ajrit përdorin disa komponentë kompleksë që bëjnë të hapen me forcë të tepruar, e që ka qenë shkak i 16 vdekjeve në nivel global.

Tërheqja e fundit nga Toyota përfshin modelin Corolla, që është vetura më e shitur në botë dhe modelet Vitz apo Yaris.

Kjo tërheqje mbulon airbagët e instaluar nga ana e shoferit, pasagjerit të parë në veturat e prodhuara nga maji i vitit 2000 deri në nëntor të vitit 2021 dhe nga prilli i vitit 2006 e deri në dhjetor të vitit 2014, ka treguar kjo kompani, transmeton koha.net.

Kjo prek rreth 1.6 milionë vetura të shitura në Japoni, rreth 820 mijë vetura të shitura në Kinë dhe rreth 1.47 milion vetura në tregun evropian.

Kjo tërheqje pastaj është rritur edhe në Amerikë, Afrikë në Lindjen e Afërme, Lindjen e Mesme dhe Singaporin, ku përfshihet edhe kamionçina Hilux dhe Etios sedan dhe hatchbacks.

Rreth 100 milionë vetura të prodhuesve të ndryshëm në të gjithë botën janë tërhequr për shkak të airbagëve me defekt të prodhuar nga Takata.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kinezët prodhojnë kopjen e “Mercedes GLA”, si duket dhe cmimi

Kinezët prodhojnë kopjen e “Mercedes GLA”, si duket dhe cmimi

Shumëkush u habit pse Landwind u ndal së kopjuari Range Rover Evoque, ...