Torturohej nga ISIS, 10- vjeçarja falenderon shpëtuesit e saj: ”Më lejoni t’ju puth këmbët.”

UntitledPrej ditësh në duart e luftëtarëve të ISIS, 10-vjeçarja arriti të mbietonte pa ushqim dhe ujë bashkë më nënën e saj. Në një betejë të ashpër për për të çliruar Mosulin nga kthetrat e luftëtarëve të ISIS, pre e ISIS mbetët Aysha e vogël dhe nëna saj. Fatmirësisht pas tre ditësh vuajtja e e tyre përfundoi kur trupat irakian erdhën në ndihmë. Sipas daily mail, vajza mezi mbajti lotët dhe falënderoi shpëtimtarët e saj duke ofruar t’ju puthte edhe këmbët. Fshati i saj i quajtur Kafer, 18 milje larg qytetit të Mosulit në Irak, ka qenë nën kontrollin e fanatikëve islamistë që në 2014.

Mësohet se te enjten, pas shumë ditësh luftimesh të ashpra dhe sulmesh ajrore, lufta përfundoi me sukses. Duke shtrënguar biskotat dhe shishen e ujit që i kishin dhënë ushtarët, 10-vjeçarja falënderoi shpëtuesit e saj duke i thënë: “Ju jam kaq mirënjohëse. Unë mendova se nuk do vinit kurrë. Unë dhe nëna ime kemi ndenjur tre ditë pa ushqim dhe ujë, babain tim e vranë terroristët. Luftëtarët e ISIS kanë marrë shumë fëmijë nga fshati im, nuk e di se çfarë bëhet me to, disa prej tyre kanë vdekur. Faleminderit, faleminderit, më lejoni t’ju puth këmbët.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...