"Beteja" për Topin e Artë, ja kush janë 3 favoritët kryesorë

Sport

griezmanGara për “Topin e Artë” po bëhet akoma më interesante, pasi favoritët kryesorë janë bërë edhe publike. Mes Kristiano Ronaldos dhe Antoine Griezman është futur edhe ylli i Barcelonës Lionel Mesi.

Portugezi është fitues i Ligës së Kampionëve dhe evropianit të Francës, ndërsa Griezmann është finalist në këto 2 aktivitete, por në “Euro 2016” ai u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

messi-ronaldoBetejës mes lojtarëve kryesorë të dy klubeve madrilene Real dhe Atletiko, i shtohet edhe Lionel Messi, i cili ka në favor statistikat.

Në sezonin 2015/2016, Messi arriti të fitojë Superkupën Evropiane dhe Botërorin e klubeve, Ligën Spanjolle dhe Kupën e Mbretit, ndërsa me Argjentinën ai ishte finalist i Copa America.

Edhe pse u shoqërua me probleme fizike, Mesi është futbollisti që ka shënuar më shumë gola gjatë këtij viti, 47, 2 më shumë se Luis Suarez dhe 6 më shumë se Ronaldo.

Tani pritet se kush do të jetë fituesi i radhës për “Topin e Artë”, a do të ndryshoj dhe emri i lojtarit me ndryshimin e organizatorëve, apo do të jenë të përsëri të përhershmit “CR7” dhe Leo.

ME TE LEXUARAT