Vrasja, deputeti Tom Doshi dëshmon në gjyqin ndaj Mark Frrokut

mark-frrokuDeputeti Tom Doshi dëshmoi në procesin ndaj Mark Frrokut ku ndër të tjera akuzohet edhe për ndërtim të paligjshëm.

Në dëshminë e tij, Doshi ka thënë se hotelin tek “Rruga e Durrësit:” ia ka shitur Frrokut pa asnjë lloj shtese. “Edhe pas riblerjes nga Frroku, hoteli nuk ka pasur shtesë”, ka thënë Doshi.

Tom Doshi është thirrur si dëshmitar i prokurorisë në procesin ndaj Mark Frrokut i akuzuar për vrasje, fshehje të të ardhurave dhe ndërtim të paligjshëm.

Prokuroria ka kërkuar dëshminë e deputetit Doshi për akuzën e ndërtimit të paligjshem ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Tom Doshi dhe Mark Frroku janë të bashkëpandehur në një tjetër proces, ku akuzohen për inskenimin e një tentative vrasjeje ndaj deputetëve Mhill Fufi dhe vetë Tom Doshit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrau shqiptarin e plagosi një tjetër, jepet dënimi pas 20 vitesh për 37-vjeçarin

Një kurd 37-vjeçar është dënuar me katër vjet e tre muaj burg, ...