Tiranë, tenton vetëvrasjen në burg vrasësi i penduar me pagesë

Aktualitet

kristi-pineI penduari Kristi Pine tenton vetvrasjen në ambientet e qelisë së paraqburgimit spitait të burgjeve.

Rreth orës 21 të mbrëmjes së martë, Pine që ndodhet i izoluar në ambientet e Spitalit të Bugjeve ka dëmtuar venat e dorës me stilolaps. Me ndërhyrjen e personelit të burgut dhe atë mjekësor, Pine është dërguar në urgjencëne  Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Personelit mjekësor të urgjencës i janë dashur rreth 1 orë kohë, për të mbyllur venat e dëmtuara dhe plagët e shkaktuara nga goditjet me stilolaps. Pas ndërhyrjes kirurgjikale Pine është rikthyer në qelit e Spitalit të Burgut për vazhdimin e mjekimeve. Burimet thonë, se shkak për këtë tentim vrasje ka qenë gjendja e rënduar psikologjike dhe paknaqësit e tij për grupin hetimor, por pa dhënë detaje për rastet konkrete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kristi Pine është arrestuar më 16 shkurt të këtij viti, si i dyshuar për vrasës me pagesë. Pas arrestimit ai ka pranuar të bashkëpunoj me prokurorin duke treguar 5 krime të kryer nga ai dhe bashkpëunëtorët e tij.

Gjatë rrëfimit dhe pendesës, Pine i ka thënë hetuesvse së këto ngjarje i ka kryer së bashku me të dyshuarit Alfred Qefalia, Aleksandër Goro, Admir Tafili, Dhimitër Zito dhe personit të shpallur në kërkim Adrian Uzini. Prokurorët thonë se Pine është autori i vrasjen e Ibrahim Manit në Shkodër, tentim vrasjen e Edmond Çakmashit në shkozë të kryeqytetit. Vendosjen e eksplozivit ndaj biznesit të Armando Cekës ku mbetën të gjymtuar dy persona si dhe ka marr porositjen për vrasjen e dy personave në Pogradec, të cilat nuk janë konkretizuar.abcnews

ME TE LEXUARAT