Tiranë, burri rreh gruan në stacionin e urbanit. “Po i dilte gjak nga goja, vijoi të ecte me të!”

Rastet e dhunës në familje janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë çka ka detyruar policinë të arrestojë kryefamiljarët apo bashkëjetuesit meshkuj kryesisht pasi të dëmtuarat femra denoncojnë. Por të shumtë janë edhe ato raste kur meshkujt shqiptarë nuk përmbahen as në publik!

Një qytetar ka arritur të filmojë momentet e fundit të dhunës së një burri ndaj gruas të cilën kishte në krahë. Sipas tij, çifti ka pas një zënkë në stacionin e urbanit pranë zonës që njihet si “Stacioni i Trenit” në Tiranë, ndërsa burri nuk ia ka kursyer shuplakat, madje gruas i ka dalë edhe gjak nga goja, siç deklaron dëshmitari.

Ajo që i ka bërë përshtypje qytetarit është fakti se pavarësisht dhunës, gruaja ka vijuar të ecë sërish në krah të burrit!

“Tek Stacioni i Trenit në Tiranë ka ndodhur kjo zënkë mes këtij çifti. Kjo grua sapo është qëlluar nga bashkëshorti i saj, ndoshta i ka thyer ndonjë dhemb ose i ka çarë buzën sepse gruas po i dilte gjak. Po më bëri përshtypje se përsëri ecën bashkë sepse ai po e kërcënonte akoma gruan e tij që ta qepte gojën”, ka thënë dëshmitari që ka parë sherrin.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme pedagogen Dorina Mino, e ...