Tiranë, kapet me “Ferrari”, “Porsche” dhe snajper tutori i prostitutave

porche-ferrariKapet ne Tirane nje person i kerkuar per shfrytezim prostitucioni. Burimet zyrtare thane se më datë 09.10.2016, nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi i shtetasit Dario Prifti, 26 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, F. Ll.

Kliko per me shume info

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, shtetasen R.L.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Dario Prifti në Fushë Mamurras u sekuestruan në cilësin e provës materiale:

– 3 kamera filmike dhe 1 aparat fotografik të dyshuar të vjedhura
– 1 dylbi si dhe dylbi arme zjarri snajper
– 1 automjet tip Ferrari F 430, pa targa e dyshuar e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në Shqipëri
– 1 automjeti tip Porsche Cayene me targë AA 663 NT (gjatë kontrrollit të mjetit u konstatuan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale të “Trafikimit personave”, “Shfrytëzimit prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 110/a, 114 dhe 283 e Kodit Penal.

Gjithashtu për shtetasin Dario Prifti, kanë nisur hetimet për të saktësuar preardhjen e pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here