Tiranë, kapen arsenal armësh dhe 80 kilogramë drogë, ja kush janë të arrestuarit

Kliko per me shume info

armaaNje arsenal armesh dhe rreth 80 kilograme droge jane kapur nga policia ne Tirne. Lajmi u be i ditur nga burimet zyrtare qe kane thene se sot më datë 12.07.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kllojka”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 1. Xhelal Biraçi, 78 vjeç,  banues në Tiranë. 2. Shahe Biraçi,41 vjeçe, banuese në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: –  G. Biraçi, 41 vjeç, banues në Tiranë Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre  në fshatin “Kllojkë”, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 3 Armë zjari automatik, model 56. – 1 Armë zjarri automatik, model 54 (sharrs). – 2 Armë zjarri pushkë, model 63. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojtë “Cannabis Sattiva”, me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikve”, parashikuar nga Nenet 278-25 dhe 283-25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.