Tiranë, kultivonin kanabis, policia arreston katër persona, dy në kërkim

UntitledPolicia Tiranës godet dhe një tjetër grup kriminal në kultuvimin e kanabisit. Në këtë operacion të koduar “Fagu”, u arrestuan katër persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Nga ky operacion policia sekuestron plot 27 kg drogë dhe armatime.

Të blutë sqarojnë se të arrestuarit janë katër punëtorë, të cilët janë financuar për kultivim të drogës nga dy personat të cilët janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: D.M, 16 vjeç, Pasha Muca, 25 vjeç, Elsion Almeta, 19 vjeç, dhe Ervis Muça, 21 vjeç; të katërt banues në Tiranë.

Policia informon se: Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim: F.A, 21 vjeç; dhe A.A, 47 vjeç, dhe këta banues në Tiranë

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva. Po gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Shitje dhe shpërndarje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake” dhe “Organizim dhe drejtim i organizatave Kriminale” në bashkëpunim, parashikuara nga Nenet 284, 283 ,278-25 dhe 284/a të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Krujë, gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari, policia: Dyshojmë se ka 3 ditë i vdekur (Emri)

Gjendet një person i pajetë brenda banesës ku jetonte i vetëm. Mësohet ...