Tiranë, kapet i dyshuari për vendosjen e eksplozivit tek “My House”

policia-shkoderPolicia e Tiranës ka njoftuar identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vendosjes së një shisheje plastike me mbushje plasëse dhe me fitil në një lokal në rrugën “Hamdi Shijaku”.

Në pranga është vënë 54-vjeçari Kadri Çuka, banues në kryeqytet. Në orët e para të mëngjesit, në oborrin e një lokali, ky person i maskuar me kapuç në kokë, ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi” me biçikletë.

Nga intervistimi, shtetasi Kadri Çuka ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpermëndur ka pasur një konflikt dhe mosmarveshje me shtetasin M. D. Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarjeje.

Deklarata e policise
Identifikohet dhe kapet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive

Lidhur me ngjarjen e datës 26.10.2016, ku në rrugën “Hamdi Shijaku”, në oborrin e lokal “My House”, u konstatua një shishe plastike me mbushje të dyshuar plasëse me fitil në të, sqarojme se:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Kadri Çuka, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dhe analizimit të kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se në orët e para të mëngjesit , në oborrin e këtij lokali një person i maskuar me kapuç në kokë (në dukje i njëjti person me atë të dyshuar), ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar, është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi”, me një biçikletë.

Nga intervistimi shtetasi Kadri Çuka, ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpermëndur ka pasur një konflikt dhe mosmarveshje me shtetasin M. D.

Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së këtij Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale të “Shkaterrimi i pronës me eksploziv, e mbetur në tentativ”, parashikuar nga Neni 152 dhe 22 i Kodit.Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-italiane

Një aksident tragjik në Turin, humb jetën 30-vjeçari nga Shqipëria

Një 30-vjecar, shtetas shqiptar mësohet se ka humbur jetën në Turin, Itali.