Tiranë, babai përpiqet të ndalojë djalin që po tentonte të hidhej nga kati 3, bien të dy

pallatiiNjë ngjarje e rëndë e ndodhur pasdite e sotme në kryeqytet, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Një i ri 33-vjeçar, në kushtet e depresionit ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku ai banonte, në katin e tretë të një pallati.

Veprimi i të riut me iniciale J.K, i ka rënë në sy babait të tij, V.K, 64 vjeç, i cili ka nxituar ta ndalojë. Por gjatë përpjekjes për të mbajtur djalin që të mos rrëzohej, ata kanë rënë nga ballkoni të dy babë e bir. Fatmirësisht, ata kanë rënë në tarracën e katit të parë, edhe pse kanë pësuar dëmtime jo të vogla nga rrëzimi.

Babë e bir janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Flet Koseni, “Komisari i Hekurt”, ku do të punojë pas fitores së betejës ligjore

Tri javë pasi Edmond Koseni fitoi “betejën” me Ministrinë e Brendshme dhe ...