I thyen xhamin e makinës gjyqtarit dhe i vjedh telefonin, arrestohet i riu

Aktualitet

aksidenti-burrelNjë i ri është arrestuar nga policia e Burrelit pasi ka thyer xhamin e makinës së një gjyqtari dhe i ka marrë një telefon.

Sipas burimeve të policisë i arrestuari është shtetasi Arbër Cërriku, 21 vjeç,  banues në qytetin e Burrelit, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 21-vjeçarit telefonin e vjedhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 04:00 të datës 17.10.2016 ka thyer me mjete të forta xhamin trekëndësh të automjetit “Benz C-class” në bashkë pronësi të shtetasit R.K dhe të djalit të tij A.K, ku ka marrë një aparat celular ‘I-Phone 4’ ”, deklaroi policia.

Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale të “Vjedhjes”.

ME TE LEXUARAT