Tërmeti 5.5 ballë shkund Italinë, s`ka të lënduar apo dëme materiale

1
Kliko per me shume info

termetiiiNjë tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë gjatë mbrëmjes së sotme. Lëkundjet e tokës janë ndjerë shumë të forta në zonën qendrore të Italisë rreth orës 19:30.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Righter.

Lëkundje ka pasur në disa qytete, si në Romë, L’Aquila dhe Ascoli. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Peruxhias dhe Maceratas.

Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale nga ky tërmeti.

Banorët të shqetësuar kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se mos tërmeti pasohet nga lëkundje të tjera.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here