Ekspertët: Lëkundjet e termeteve do të vazhdojnë

greqi-termeteShtate ballë ka qenë ndjeshmëria e tërmetit, me magnitudë 5,6 të shkallës Rihter që goditi Janinën në orën 10:15. Leskoviku ishte qyteti më i afërt me epiqendrën, por lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera.

Tërmëti është shoqëruar nga qindra pasgoditje, 12 prej të cilave konsiderohen të forta. Lëkundjet vazhdojnë por sipas sizmiologëve nuk mund të parashikohet se si do të jetë ecuria e tyre.

Drejtori i shërbimit kombëtar të mbrojtjes antizmike, Eftimios Lekas nga Janina ka deklaruar se “nuk është e mundur të përcaktojmë nëse do të shfaqet një tërmet më i fuqishëm apo nëse tërmeti i parë ishte kryesori”, sipas tij  duhet pritur të paktën 48 orë, për të nxjerrë konkluzione të sakta.

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar panik mes banorëve të Janinës të cilët kanë kaluar jashtë natën nga frika e tërmeteve pasues./klan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...