Termetet, raportohen dy shtëpi të shembura në Tepelenë

termetiiJanë raportuar dëmet e para nga termeti që ra në Janinë, mbrëmjen e sotme, 30 km nga kufiri shqiptar.

Edhe pse Kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi do të deklaronte se nuk ka dëme, gazeta Panorama thonë se në Tepelenë janë shembur dy shtëpi.

Fatmirësisht nuk kishte banorë brenda pasi ata gjenden në emigrim. Banesat e shembura janë në fshatrat Xhoxhaj dhe  Rabije të Tepelenës.

Tërmeti i fuqishëm, me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter shkaktoi lëkundje të forta në gjithë qytetet jugore të vendit dhe në zonat bregdetare. Shumë qytetarë lanë shtëpitë e tyre e dolën në rrugë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...