Tërmetet në Itali, kryebashkiaku: “Qyteza jonë ka marrë fund!”

3
Kliko per me shume info

termettZona e Usitës duket se është më e goditura nga dy tërmetet që ranë këtë mbrëmje në zonën qendrore të Italisë.

Kryetari i bashkisë, Giuliano Rinaldi ka deklaruar se situata është e pashpresë.

“Janë shembur shumë shtëpi. Qyteza jonë ka marrë fund”, ka thënë Rinaldi për mediat. Kryebashkiaku ka konfirmuar gjithashtu se është shembur fasada e kishës, ndërsa është çarrë terreni.

Ndërkohë, “fraksionin Kasali nuk mund ta arrijmë”, ka vijuar Rinaldi, duke iu referuar një lokaliteti ngjitur, që është izoluar për shkak të shembjeve.

Në disa nga zonat e prekura nga lëkundjet sizmike mungon energjia elektrike dhe janë ndërprerë rrugët e komunikimit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here