Tërmetet dëmtojnë 4 mijë shtëpi, italianët kalojnë natën në qiell të hapur

italianet-termeteDy ditë pas tërmetit që trondit Italinë qendrore shumë prej banorëve të pastrehë janë sistemuar në struktura provizore, tenda, në pallate sporti apo hotele.

Mediat italiane raportojnë se janë mbi 4000 persona që kane mbetur pa banesa për shkak të dëmtimeve që shkaktoi tërmeti. Por lëkundje nuk kanë të ndalur, gjatë natës së sotme janë shënuar 100 dridhje duke rikthyer here pas here frikën e të mërkurës mbrëma.

Ndërsa kryeministri Renzi njoftoi se askush nuk do të qëndrojë në tenda dhe të gjithë banorët e prekur do të akomodohen në hotele, pasi dimri nuk mund të kalohet në kushte të tilla.

Ndërkohë qeveria italiane miratoi 40 milionë euro për zonën e prekur si dhe vendosi zgjatjen e gjendjes së emergjencës të shpallur në muajin gusht. Qeveria ndër të tjera premtoi se të gjitha ndërtesat e dëmtuara apo të shkatërruara do të rindërtohen, duke ftuar personat e prekur për të pranuar vendstrehime të përkohshme.

Gjendja e emergjencës u njoftua pas një takimi të kabinetit të qeverisë duke mundësuar përshpejtimin e marrjes së vendimeve duke kapërcyer hapat burokratike.

Kujtojmë se lëkundja më e forte 5.9 ballë ndodhi rreth orës 21 e 18 të të mërkurës ndërsa i pari që nxiti filimisht frikës mes banorëve u shënua në orën 17 e 11 me fuqi 5.4 ballë.

Ndërsa Epiqendra u lokalizua në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata. Italia u ndodh sërish përpara frikës kur kanë kaluar vetëm 2 muaj nga tërmeti katastrofik në Amatrice ku mbetën të vrarë rreth 300 persona e qyteza të tëra u përfshinë nga shkatërrimi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...