Dy tërmete tronditin Italinë, njerëzit dalin në rrugë, dy të plagosur

termete-italiLëkundjet kane qene te forta me magnitude 5,4 dhe 6.3 e jane ndier ne disa qytete te Italise, mes te cilave edhe ne kryeqytetin e Romes. Sipas mediave, raportohet per te pakten dy persona te lënduar dhe per momentin per deme te vogla materiale.
Epiqendra njoftohet se ka qene ne Valnerina ne rajonin Marke. Njerëzit kane dale ne rruge per shkak te lëkundjeve te forta. Ne disa zona është ndërprere përkohësisht energjia elektrike.

Lëkundje jane ndier edhe ne qytezën Amatrice, nje nga zonat me te prekura nga tërmeti i muajit gusht me magnitude 6,2, qe shkaktoi 296 viktima.
—-

Në më pak se 3 orë Italia është lëkundur dy herë nga tërmeti. I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 6.3 ballë.

Nga media italiane jane raportuar edhe lekundje te nje termeti tjeter te trete.

Epiqendra është lokalizuar në Valnerina, në provincën e Maceratas, por është ndjerë edhe në Ancona, Fabriano e Pesaro.

Madje lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Romës.

Mësohet se nuk ka të lënduar apo dëme materiale, e sidomos në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Shumë persona kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë ndersa lekundjet e tokes jane te vazhdueshme.

Nderkohe, agjencia e monitorimit te termeteve ka regjistruar tri termete ne Itali ne dy ditet e fundit.

Nje ore me pare, 6.1 magnitude, 10 km nga Visso, Itali
Tri ore me pare, 5.5 magnitude, 10 km nga Preci, Umbria, Italy

Nje dite me pare, 4.2 magnitude, 10 km nga Certaldo, Tuscany, Italy./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Ngjarje horror ne Tirane, 71-vjecari i pret vetes fytin me thike ne mes te rruges

Nje ngjarje horror ka ndodhur diten e sotme ne Tirane. Policia njoftoi ...