Një tjetër tërmet në Itali alarmon qytetarët, sot mblidhet Qeveria

termeti-italiaaPas tërmetit të fuqishëm që tronditi pjesën qëndrore të Italisë në gusht ku shkaktoi shumë viktima, duket se nuk do ndalet. Në qytetin e Norcias, në rajonin e Perugias, në afërsi të epiqendrës së tërmetit që u shënua mëngjesin e së dielës, disa nga vendasit kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë të tjerë kaluan natën në çadrat e ngritura pranë qytetit ose janë sistemuar në kampet e emergjencës të ngritura nga autoritetet në bregdetin e Adriatikut.
Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.
Mbi 2000 përllogaritet numri i banorëve të mbetur pa strehë. Zyra e mbrojtjes civile informon se numri i të pastrehëve pritet të shkojë tek 100 mijë persona. Rrufë të shumta janë mbyllur për shkak të shembjes së dheut, çarjes në thellësi e përmbytjes nga dalja e ujit të lumenjve në këtë zonë. Në këtë situatë alarmante, kryeministri Italian Matteo Renzi në një konferencë shtypi të mbajtur të dielën deklaroi se cdo gjë e shkatërruar do të rindërtohet, ndërkohë që sot pritet të mbahet një mbledhje mes Këshillit të Ministrave me Presidentet e katër rajoneve të dëmtuara nga tërmeti, për të marrë vendimet e duhura në përballimin e kësaj situate emergjence.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...