Lindi gjatë kohës që vendi shkundej nga tërmetet, vajza pagëzohet me emrin ‘Vajza e shpresës’

UntitledTërmetet e mbrëmshme në Itali sollën në jetë një fëmi.  Bëhet fjalë për një histori shumë prekëse që ka ndodhur mbrëmë në Perugia, ku një nënë ka sjellë në jetë foshnjën e saj pak sekonda pas tërmetit që shkundi Italinë Qendrore. E vogla, e pagëzuar me emrin “vajza e shpresës” është quajtur Talj dhe gjendet në spital bashkë me të ëmën.

Në numrin e emergjencave 118 kanë qenë me qindra thirrjet për ndihmë në Perugia, mes tyre ishte edhe thirrja e prindërve të vajzës që erdhi në jetë pak pas mesnate.

Sipas mediave vendase i ati i vogëlushes telefonoi në numrin e urgjencës duke deklaruar se ndodhej në makinë bashkë të shoqen në muajin e nëntë të shtatzënisë, e cila kishte dhimbje dhe për këtë arsye po e niste për në spital

Këshilla që ka marrë ishte të ndalonte menjëherë makinën dhe të priste ndihmën e shpejtë, e cila i është dhënë në momentin më kulminant kur “vajza e shpresës” sa po vinte në jetë. Ajo peshon 2 kile e 800 gramë dhe gëzon shëndet të plotë

“Natën e së mërkurës do ta mbajmë mend për këtë ndërhyrje, për të sjellë në këtë botë një jetë të re, jo vetëm për dëshpërimin e mijëra njerëzve që kërkonin ndihmë pas tërmetit”,- komentuan mjekët e urgjencës, të lumtur për gëzimin që i dhanë prindërve të saj por edhe shpresës për gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

srebrenica

Aktakuzë ndaj 6 serbëve të Bosnjës për krime afër Srebrenicës

Një prokuror boshnjak ka akuzuar gjashtë serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës për ...