Panik në Itali, nis shembja e banesave nga tërmeti, banorët nëpër rrugë

termetiiiNjë tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë gjatë mbrëmjes së sotme. Lëkundjet e tokës janë ndjerë shumë të forta në zonën qendrore të Italisë rreth orës 19:30. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Righter.

Lëkundje ka pasur në disa qytete, si në Romë, L’Aquila dhe Ascoli. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Peruxhias dhe Maceratas. Sakaq, tërmeti është pasuar edhe nga 9 lëkundje të tjera të shkallës 2.6 dhe 2.5 rihter. Nderkaq, është evakuar Ministria e Jashtme në Romë për shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm.

Raportohet se nga tërmeti ka patur dëme materiale në zonën e Salarias. Banorët të shqetësuar kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se mos tërmeti pasohet nga lëkundje të tjera.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Itali, rikthehet vëmendja tek Matteo Renzi, ja çfarë po ndodh në partinë e tij

Vëmendja rikthehet tek ish-kryeministri italian Matteo Renzi, pasi sipas informacioneve të fundit, ...