Termet tek Flamurtari pas humbjes me Partizanin

Kliko per me shume info

maganiGugash Magani largohet nga drejtimi i Flamurtarit. Burime pranë klubit të Flamurtarit bëjnë me dije se trajneri në përfundim të sfidës me Partizanin, të humbur 4-0 ka folur me tone të ashpra në dhomat e zhveshjes ndaj skuadrës duke i deklaruar lojtarëve dhe drejtuesve dhe dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

Magani nuk doli të fliste as për mediat në përfundim të ndeshjes së luajtur në “Elbasan Arena” dhe madje u largua nga stoli një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Kliko per me shume info

Pasi qëndroi rreth 25 minuta me ekipin, ku iu drejtua futbollistëve me tone të ashpra ai u largua nga stadiumi me automjetin personal duke mos preferuar të udhëtojë me ekipin, ndërkohë që më pas burime pranë klubit bënë të ditur për Supersport dhe dorëheqjen e tij, transmeton supersport.

Largimi i Maganit nga Flamurtari vjen pas vetëm 7 javësh kampionat, të mbushura me probleme financiare që kushtëzuan dhe paraqitjet e ekipit në fushë, ku skuadra deri tani ka arritur vetëm 1 fitore.

Aktualisht skuadra renditet në vendet e fundit të klasifikimit, ndërsa Magani shpeshherë ka evituar të flasë për problemet financiare duke dashur si profesionistë të fokusohet vetëm te fusha, por në një ekip ku pagesat është cështja kryesore vështirë se një trajner mund të bëjë më të mirën me futboll, edhe pse publikisht ka pranuar se ka refuzuar oferta të bëra në drejtim të tij vetëm për t’i qëndruar besnik një skuadre, ku problemet nuk kanë fund.

Të paktën deri në javën e shtatë ku një tjetër disfatë pa karakter e vlonjatëve coi trajnerin në dorëheqje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.