Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 48-vjeçari nga Memaliaj

UntitledAksioni i rripave të siguripit vazhdon dhe raportohet se njerëzit ende nuk janë ndërgjegjësuar. Një tjetër rast raportohet mbi këtë cështje, por jo vetëm. Mësohet se një 48-vjeçar nga Memaliaj është vënë në pranga, pasi është kapur nga policia pa rrip sigurimi, shoferi ka tentuar të korruptojë policinë. Punonjësit e Rrugores e ndaluan 48-vjeçarin Dorian Hima, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit teksa drejtonte mjetin e tij tip “Citroen”, me targë AA916FY. Jo vetëm se kishte shkelur një rregull të qarkullimit rrugor, për të cilin është folur shumë kohët e fundit, Hima ka tentuar t’i japë një shumë parash policit, në mënyrë që të shmangte penalizimet. Pas tentativës për të dhënë ryshfet, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe e ka shoqëruar atë në komisariatin e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here