Përmet/ Tentojnë të vrasin 30-vjecarin, policia jep detaje: Një i arrestuar, dy në kërkim

Aktualitet

arrestim-policia-rrugoreNjë person është arrestuar në Përmet pasi akuzohet për moskallëzim krimi, lidhur me një tentativë vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor në kthesën e fshatit Bodar, Përmet. Pas një konflikti të çastit shtetasi E.M., 39 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J.H., 30 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të urdhrit të Prokurorit, gjatë ditës së sotme u bë ndalimi i 44-vjeçarit Geraldo Caushdelo, banues në Përmet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim E.M., 39 vjeç, i dyshuari si autor i ngjarjes, banues në Përmet, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe E.M., 27 vjeç vëllai i të dyshuarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Uniformat blu sekuestruan gjithashtu mjetin tip “Subaru”, me targa YHX 4666, makina e të dyshuarit.

ME TE LEXUARAT