Në SHBA mund të arrestoheni nëse mbani një telefon të tillë

Teknologji

galaxy-note7Qeveria Amerikane ka ndaluar mbajtjen e telefonëve Galaxy Note 7-të në të gjitha fluturimet ajrore duke paralajmëruar përdoruesit që të kthejnë telefonët e tyre tek Samsung.

Udhëtarët nuk mund të marrin me vehte një telefoni Galaxy Note 7 as në çantën e dorës e as në valixhe, tha Departamenti i Transportit pranë Administratës së Aviacionit Federal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu është i ndaluar dërgimi i telefonëve përmes avionëve komercial tregtar. Këto ndalime kanë hyrë në fuqi që nga dita e sotme në SHBA. Samsung bëri të ditur se është duke bashkëpunuar me autoritetet për tu komunikuar ndalimin kompanive ajrore.

Pasagjerët të cilët shkelin këtë ndalesë mund të përballe me akuza kriminale dhe gjoba të rënda. Samsung filloi shitjen e Galaxy Note 7-tës në mbarë botën gjatë muajit Gusht dhe shumë autoritete të aviacionit civil kanë ndaluar mbajtjen e këtij telefoni gjatë fluturimeve ajrore./PCWA

ME TE LEXUARAT