Ky është telefoni “objekt i ndaluar” në bordin e avionëve në SHBA

note7Telefoni Samsung Galaxy Note 7 tashmë hyn në objektet e ndaluara në fluturim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse pasagjerët do të udhëtojnë me avionë me pajisjet e tyre Samsung Galaxy Note 7, ata nuk do të lejohen në bord. Ata që duan t’i shmangen urdhrit duke paketuar telefonin e tyre në valizhe, risin rrezikun e një incidenti katastrofik”,thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Transportit.

Rreth 2.5 milionë telefona të rinj janë rrezik shpërthimi për shkak të baterisë. Edhe pjesët e zëvendësuara gjithashtu marrin flakë. Samsung e ka tërhequr këtë linjë smartphone-ësh, dhe blerësve u jept dëmshpërblimi i plotë.

Edhe British Airways gjithashtu në një deklaratë në faqen zyrtare thotë: “Klietët që kanë një Samsung Galaxy Note 7 nuk duhet ta kenë me vete pajisjen, apo në bagazhe në fluturimet nga, apo drejt Shteteve të Bashkuara”.

“Ne e kemi marrë këtë hap pasi një incident i tillë gjatë fluturimit vë në rrezik jetën e personave”, ka thënë Anthony Foxx, sekretari amerikan i Transportit./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samsung-s8

Nëse jeni përdorues të celularëve Samsung, kurrsesi mos e bëni këtë veprim

Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar se shumë viruse godasin të paktën 1.3 ...