Telefoni në makinë, ja tre mënyra si të shmangni supergjobat

16
Kliko per me shume info

gjoba-policiPas apelit dhe fushtës për vënien e rripit të sigurimit gjatë lëvizjes me makinë, këtë herë gjoba do të ketë edhe për ata që flasin në telefon. Në rast se duhet të flisni në telefon teksa drejtoni automjetin, mund të përdorni kufjet, është ky konfirmimi që japin zyrtarët, se përdorimi i kufjeve lejohet dhe asnjë drejtues mjeti nuk do të ndëshkohet me gjobë.

Në fakt, kjo gjë parashikohet edhe në nenin 171 të Kodit Rrugor, i cili specifikon se “lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funskionimin e tyre”. Megjithatë, ky nen do të riformulohet me ndryshimet e reja si dhe gjoba pritet të 10-fishohet.

Kliko per me shume info

Ministria e Brendshme, e cila me anë të një mesazhi sensibilizues ka njoftuar qytetarët se për të folur në telefon teksa je në timon ke 3 zgjidhje: kufjet, opsionin autoporlant, ose të ndalosh mjetin.

Tentativat e qyterarëve për të korruptuar punjonësit e policisë rrugore janë një fenomen shqetësues. Vetëm gjatë 2 javëve të fundit janë konstatuar 28 raste të mitdhënies.

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.  “Apeli është që qytetarët të mos gjejnë rrugën më të shkurtrër për të kompromentuar një punonjës policie. Ne do të jemi të ashpër ndaj këtij femomeni. Krahas ndëshkimit nga Kodi Rrugor qytetarët do ndëshkohen edhe nga Kodi Penal, ndaj iu bëj thirrje të tregohen të kujdesshëm”, deklaron Jaupi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here