Teknologjia avancon, tashmë mund të përktheni një tekst vetëm me kamerën e telefonit

Teknologji

UntitledKy aplikacion i Google ju lejon që të përktheni menjëherë vetëm duke i fotografuar shkrimet me kamerën e smartfonit, transmeton koha.net.

Quest Digital kishte prezantuar aplikacionin Word Lens, i cili ishte falas për t’u provuar, por pastaj kushtonte 5 dollarë për gjuhë.

Ndërsa më vonë Google ka blerë Ëord Lens, të cilën e ka bërë pjesë të aplikacionit Google Translane në iPhone, Android dhe Google Glass, dhe është falas për t’u përdorur.

Si mund ta përdorni?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së pari hapni aplikacionin “Google Translate” dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi ta përktheni dhe në cilën gjuhë doni, pastaj klikoni ikonën për kamerë që shfaqet në të majtë dhe vetëm drejtoni atë nga teksti që dëshironi ta përktheni, dhe ai e përkthen atë menjëherë, po sa ta klikoni.

ME TE LEXUARAT